Vrasja e të miturit në Fier, i afërmi tregon si e mori vesh lajmin e rëndë

Shqipëria

Vrasja e të miturit në Fier, i afërmi tregon si e mori vesh lajmin e rëndë

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Ngjarja e rëndë në Grecalli të Fierit ku 38-vjeçari Klodian Çalamani rrëmbeu dhe groposi fëmijën 8-vjeçar ka tronditur mbarë vendin.

38-vjeçari njihet nga banorët e zonës si një person që konsumonte pijen.

Të tronditur nga krimi makabër, një i afërm i familjarëve të 8-vjeçarit ka kërkuar që autori të marrë dënimin maksimal.

Ai ka treguar se lajmin e ka marrë vesh nga e motra e cila ndodhej në Itali, ndërsa kërkoi drejtësi për këtë vrasje.

“Më mori motra në Itali. Se dinim që ishte ashtu. Ky është shteti. Duam drejtësi.  Nuk dimë që të kenë pasur konflikte. Motra ime më tha në Itali për ngjarjen. Se di”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat