Policia e Shtetit publikon foton e Klodian Çalamanit pas arrestimit

Shqipëria

Policia e Shtetit publikon foton e Klodian Çalamanit pas arrestimit

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 23:19
Klodian Çalamani

Ky që shihni në foton më sipër është personi që gjatë kësaj të marte ia ka marrë jetën, që ende nuk e kishte nisur mirë, një fëmije 8 vjeç, në mënyrën më brutale të mundshme.

Ai quhet Klodian Çalamani dhe pasi e rrëmbeu të miturin Mateo Vllasiu, e vrau dhe e groposi në oborrin e shtëpisë së tij, duke e mbuluar me baltë.

Nëna e viktimës e kërkonin të dashurin e tyre, pa pasur asnjë dijeni që ai dergjej nën dheun e ftohtë ku e kishte kallur vrasësi i pamëshirshëm.

Ajo madje e kishte raportuar fëmijën e saj të zhdukur në polici, dhe vrasësi i qeshte në fytyrë, duke e pyetur: Hë, e gjetët?

Kaluan pak orë para se efektivët e policisë ta gjenin viktimën në gropën që vrasësi i përbindshëm kishte hapur aq tragjikisht për të.

Por, shpresa vdes e fundit, apo jo? Kështu ndodhi edhe me nënën e viktimës fatkeqe, jeta e të cilit u mor nga një vrasës ‘me karrierë’ në rrëmbime dhe pengmarrje.

Me ngashërim, ajo qante dhe bërtiste, teksa mendonte se fëmija i saj ishte ende gjalle. Por, kjo shpresë u shua kur automjeti i mortit shkoi dhe e mori trupin e vogël të pajetë për ta transportuar në morgun e qytetit.

Flitet së mjekoligjorët dolën në përfundimin që Mateo Vllasiu u godit disa herë në kokë më lopatë. Flitet edhe se ai kishte ndërruar jetë para momentit të groposjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat