I gjenden në shtëpi 5420 fishekë dhe kapele policie, prangoset 58-vjeçari

Shqipëria

I gjenden në shtëpi 5420 fishekë dhe kapele policie, prangoset 58-vjeçari

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Policia e Fierit ka gjetur në banesën e një shtetasi një sasi të madhe me municion luftarak.

Blutë e Fierit kanë vënë në pranga shtetasin A. V., 58 vjeç, të cilit i janë gjetur në shtëpi plot 5420 fishekë të ndara në 8 arka si edhe 1 kapele si ajo e Policisë së Shtetit.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier pas informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas në lagjen "Fermë Çlirim" posedonte municion luftarak, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit A. V., dhe gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5420 fishekë të ndara në 8 arka si edhe 1 kapele si ajo e Policisë së Shtetit. Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i shtetasit A. V., 58 vjeç, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat