Hoxha: Rikthimi i dënimit me vdekje në Shqipëri nuk është zgjidhje

Shqipëria

Hoxha: Rikthimi i dënimit me vdekje në Shqipëri nuk është zgjidhje

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 00:19
Artan Hoxha

Gazetari shqiptar Artan Hoxha, po vlerëson se dënimi me vdekje, nuk është zgjidhja e duhur për të parandaluar krimin, referuar rastit të fundit ku një 38 vjeçar vrau një fëmijë tetëvjeçar në Fier.

Ai deklaroi se institucionet shqiptare duhet të gjejnë zgjidhje në një formë tjetër për të parandaluar këto krime, meqë dënimin me vdekje e kanë në funksion vetëm shtetet diktatoriale.

”Këto lloj traumash si kjo e sotmja, nuk zgjidhen me peticione, apo dënime me vdekje”.

”Nuk shoh zgjidhje, rikthimin e dënimit me vdekje. Edhe për shkak të kritereve që kemi nga Bashkimin Europian. Ai edhe në të kaluarën kur ka qenë në moshën 23 vjeç ka bërë krime të tilla”.

”Policia duhet të ketë një data-base, se ku gjenden kriminelët. Këto lloj personazhesh duhet gjithë kohën të jenë në vëzhgim. Çfarë ka ndodhur gjatë këtyre tre ditëve. Ne kemi kuptuar që komuniteti e dinte se ky ishte një person i rrezikshëm. Por, duke pasur parasysh edhe mënyrën se si shoqëria shqiptare, kishin gjetur zgjidhjen të heshtnin se sat ë kërkonin ndërhyrjen me forcë të autoriteteve”.

”Këto ngjarje duhet të ndërprehen pikërisht për këtë. Pra, Shqipëria duhet të ketë data-base”.

”Gjithçka ndodhur pas një jave ato janë harruar. Britania që është një nga vendet me sigurinë më të lartë në Europë, ka tre kamera sigurie për banor. Kjo duket në një qytet siç është Tirana. Edhe në rastin konkret, si u zbulua se është autori i vrasësit tetëvjeçar. Imagjinoni sikur ajo kamerë të mos ekzistonte. Me idenë për të pritur natën dhe për ta çuar në një vend tjetër”.

”Duhet të kesh inteligjencë, informacion dhe bashkëpunim me komunitetin. Ajo skenë e sotme që ne pamë, nuk ka asnjë dyshim që ky personazh do marrë dënimin maksimal”.

”Pavarësisht peticionit, rikthimi i dënimit me vdekje në Shqipëri nuk është më në dorën e kryeministrit Rama. Nuk është zgjidhje dënimi me vdekje. Ne duhet të reagojmë ndryshe, ne duhet të punojmë në parandalim. Ku është sot dënimi me vdekje? E kanë shtete me diktatura, Irani, India. Pra, po të shohim se kush ka dënimet me vdekje, kanë vendet diktatoriale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat