Arrestohen tre punonjës të OSHEE, ja për çfarë akuzohen

Shqipëria

Arrestohen tre punonjës të OSHEE, ja për çfarë akuzohen

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Tre prej tyre janë punonjës të OSHEE-së, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Bëhet fjalë për  E. D., 43 vjeç, A. Sh., 41 vjeç dhe P. D., 45 vjeç, të tre banues në Tiranë, me detyrë shef grupi operativ OSHEE.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjera, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat