Rama publikon si u transformua blloku rezidencial në Vaqarr

Shqipëria

Rama publikon si u transformua blloku rezidencial në Vaqarr

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 08:28
Pamje nga videoja

Pasditen e djeshme, kryeministri Edi Rama u dorëzoi bllokun e parë rezidencial, familjeve që humbën strehën në tërmetin e 26 Nëntorit.

Sipas Ramës, Programi i Rindërtimit po e kthen sfidën e tërmetit nga një fatkeqësi në kthesë transformimi e zonave të prekura më fort.

Ndërkohë sot Rama ka publikuar pamjet se si u transformuar blloku rezidencial në Vaqarr.

Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES 😊

dhe me pamjet e transformimit të rezidencës së re që hapi dyert në Vaqarr, shëmbëlltyrë e solidaritetit shqiptar e të bashkëpunimit me Fundjavën Ndryshe, ju uroj një të diel të paqtë🙏

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat