Meta: Shqipëria të përmbushë detyrimet si anëtare e NATO

Shqipëria

Meta: Shqipëria të përmbushë detyrimet si anëtare e NATO

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit dhe pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, nga Shqipëria dhe vende të tjera anëtare të NATO-s. 

Ka qenë vetë kreu i shteti ai që ka treguar detaje nga takimi, ndërsa theksoi nevojën e përmbushjes së të gjitha detyrimeve të Shqipërisë si anëtare e NATO. Mes të tjerash Meta shtoi se duhet të bashkohen të gjitha përpjekjet strategjike për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor një hapësirë të orientuar drejt Perëndimit, që jeton në paqe dhe ndan vlerat e përbashkëta të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

MESAZHI I METËS

Vërtet kënaqësi të takoja drejtuesit dhe pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, nga Shqipëria dhe vende të tjera anëtare të NATO-s.
Zhvilluam një bisedë të hapur lidhur me sfidat e sigurisë dhe rëndësinë që ka Aleanca në funksion të garantimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe botë.
Theksova nevojën e përmbushjes së të gjitha detyrimeve të Shqipërisë si anëtare e NATO-s, duke evidentuar dhe kontributin tonë në misionet dhe operacionet e përbashkëta.
Duhet të bashkojmë të gjitha përpjekjet tona strategjike për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor një hapësirë të orientuar drejt Perëndimit, që jeton në paqe dhe ndan vlerat e përbashkëta të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat