Lufta kundër kancerit të gjirit, gazetarja tregon betejën sapo u bë nënë

Shqipëria

Lufta kundër kancerit të gjirit, gazetarja tregon betejën sapo u bë nënë

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 20:27
Rezarta Reçi

“Po të shikoni në kalendarin, unë jam në maj. Në maj jam bërë mama dhe po në maj kam bërë seancën e parë të kimioterapisë, por buzëkuqin e kam mbajtur gjithmonë se më dukej si armë mbrojtëse” .

Mesazhi i gazetares Rezarta Reçi, e cila po lufton me kancerin e gjirit  troket për të gjithë pasi përveç terapive dhe mbështetjes ato kanë nevojë të ndihen mirë.

Këtë zgjodhi Eni Lena, të zbukurojë një ditë me profesionalizmin e saj falas  disa gra që po luftojnë fort sëmundjen vdekjeprurëse dhe  portretet e tyre i shndërroi në kalendar të cilat u ekspozuan në qendrën për hapje dhe dialog pranë Kryeministrisë.

Duke i vendosur gratë në faqet e secilit muaj në këtë kalendar ky mesazh shkon për të gjitha ne gratë dhe vajzat se kontrollet e gjirit duhet të bëhen  në çdo muaj dhe jo vetëm në Tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat