Meta: Basha m’u ul në gjunjë me lot në sy

Shqipëria

Meta: Basha m’u ul në gjunjë me lot në sy

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 20:32
Ilir Meta

Për herë të parë Presidenti i Republikës Ilir Meta ka sulmuar publikisht kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha duke zbardhur sipas tij prapaskenat që çuan në anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019.

Meta tha se ishte në Gjermani kur Basha i shkoi atje për t’i kërkuar anulimin e zgjedhjeve pasi situata po dilte nga kontrolli pas protestave të dhunshme.

“Basha m’u lut me lot në sy, që Presidenti të anulonte protestën e opozitës më 8 Qershor e po kështu të shtynte zgjedhjet. Kjo sepse protesta që vetë Basha kishte organizuar do të degradonte në dhunë dhe se ai nuk e kontrollonte dot popullin opozitar dhe se për këtë ai do të ishte përgjegjësi kryesor për rezultatet e dhunës. I panikosur, duke premtuar që më datë 8 qershor do të ndodhte hataje dhe i frikësuar deri në palcë nga përgjegjësitë ligjore që do të mbante, Basha iu ul në gjunjë presidentit në mënyrë që të shtyheshin zgjedhjet, përpara mitingut të 8 Qershorit”.

Meta tha se edhe Bashës në Gjermani i kishin thënë të mos digjte mandatet dhe të ç’tensiononte situatën.

“Me telefon e thirrën të mos bënte lëvizje”.

Por kreu i shtetit tha se ishte Basha ai që tradhtoi Presidentin pasi nuk u regjistrua në datën e re që ai caktoi për zgjedhjet lokale.

Akuzave të Bashës se Presidenti është në hall, Meta u përgjigjet:

“Zotëria në mënyrë të qëllimshme disa herë ka provokuar për arsye sepse kështu është kurdisur, jo se ka dëshirë, por se është në një hall, është në një detyrim, është në një siklet dhe është në borxh që s’i lan dot mesa duket”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat