Bylykbashi: Partia Demokratike nuk është repart ushtarak

Shqipëria

Bylykbashi: Partia Demokratike nuk është repart ushtarak

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 00:08
Oerd Bylykbashi

“Partia nuk është repart ushtarak”, tha deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi në emisionin “Now”, duke kritikuar mënyrën se si kryetari i partisë Lulzim Basha e udhëheq atë.

Ai shtoi se Bashës i ka mbetur një grup deputetësh të cilët do të marrin vendimin e duhur në momentin e duhur.

“Unë besoj se një numër i rëndësishëm i deputetëve që janë aty do të marrin qëndrimin e duhur; janë kolegë dhe unë i respektoj edhe nësë marrin vendimin tjetër. Unë nuk e kam problemin se çfarë mendonjë ata, e kam problemin se çfarë mendon Basha për mënyrën se si funksionon partia. E gjitha është nën këmbët e tij”, tha Bylykbashi.

“Është një garnizon, madje edhe po të dëgjoni leksikun e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, mbledhje kryesie apo në mbledhje edhe më të zgjeruara, vazhdimisht flet me një gjuhë të themi luftarake. Pra e koncepton partinë si repart ushtarak. Partia nuk është repart ushtarak. Individi më i thjeshtë, anëtari më i thjeshtë në parti, ka aksionet e tij 30 vjeçare në atë parti”, theksoi Bylykbashi.

Ai shtoi se deputetët nuk duhet të cilësohen si “të Bashës”, për arsye se ata janë deputetë të PD-së.

“Në fakt ata nuk janë deputetët e Bashës, nuk duhet të jenë deputetët e Bashës. Ata do të duhej të ishin deputetë të Partisë Demokratike. Deputetë që janë zgjedhur nga anëtarësia, që kanë punuar me ta për t’u zgjedhur duke marrë votën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat