Ilir Meta: Për mua është e pabesueshme kjo që ka ndodhur

Shqipëria

Ilir Meta: Për mua është e pabesueshme kjo që ka ndodhur

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 16:13
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta nga Prishtina ka deklaruar se është e pabesueshme për të që në rajonin tonë të ndodhin ndryshime kufijsh as për një fshat të vetëm.

Sipas Metës, tema të tilla hapen nga njerëz të cilët nuk duan t’i shërbejnë integrimit europian të rajonit.

“Me rëndësi ti qëndrojmë parimeve gjithëpërfshirëse si deri tani, nuk kam besuar asnjë herë e s’kam për të besuar asnjëherë në këtë botë se në këtë rajon mund të ndryshojnë kufijtë edhe në një fshat të vetëm. Për mua është e pabesueshme se historia e ka treguar këtë.

Çdo hapje e temave të tilla kërkon të minojë të ardhmen europiane të rajonit tonë dhe është në interes të tjetër kujt, nuk është në interes të asnjë populli të rajonit tonë. S’ka zgjidhje duke patur më pak serbë në Kosovë apo më pak shqiptarë në Serbi, apo kudo tjetër. Zgjidhja është më shumë demokraci e të drejta të minoriteteve”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat