Manjani: Basha ka hyrë në konflikt me...

Shqipëria

Manjani: Basha ka hyrë në konflikt me...

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 20:43
Ylli Manjani

Ish-ministri Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Manjani tha se PD-në zyrtare e shoh nervoze dhe e mirëkupton sepse në mënyrën më të çuditshme të mundshme Basha dhe drejtimi i PD ka hyrë në konflikt me partinë e vet.

"Çështja e vetëmbledhjes së një organi kolegjial është e thjeshtë, o e mbledhin drejtuesit ose vetëmblidhet. Ne jemi përpara rastit kur organi kolegjial ka vendosur për t'u vetëmbledhur. Dhe ky diskutim a ka firma a s'ka, verifikohen apo jo, është kot, sepse aty mjaftueshëm është shprehur vullneti në mënyrë publike ka marrë vendim për t'u vetëmbledhur do apo jo kryetari i PD, Kryesia e PD. Vendimi është marrë. Sa i ligjshëm është ky vendim, firmat, ka kohë, do të verifikohen kur të mblidhet Kuvendi. Këto janë muhabete kot, me sa duket PD-ja zyrtare kërkon të shtyjë kohën duke luajtur blofin. 

Ideja për t'i parë nëse vërtetë janë, është ide pozitive. Nuk ka ndonjë gjë të keqe. Mirë është sa më shumë aktorë të PD, t'i verifikojnë këto gjëra, aq më mirë i bëhet procesit. PD-në zyrtare e shoh nervoze dhe e mirëkuptoj sepse në mënyrën më të çuditshme të mundshme Basha dhe drejtimi i PD ka hyrë në konflikt me partinë e vet. është rast klasik i dështimit. Janë në konflikt jo me kundërshtarin politik, por me anëtarësinë e partisë me ata që i kanë votuar që të jenë aty në krye. Sigurisht, fundi në kushte normale është i qartë", u shpreh Manjani i ftuar në një studio televizive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat