​5 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

Shqipëria

​5 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2761 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 516 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona të prekur me COVID-19.

Ndërsa 597 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat