Bylykbashi: Në 11 dhjetor Kuvendi do të shkarkojë Bashën!

Shqipëria

Bylykbashi: Në 11 dhjetor Kuvendi do të shkarkojë Bashën!

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 00:52
Oerd Bylykbashi dhe Lulzim Basha

“Në 11 dhjetor, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do shkarkojë Lulzim Bashën”.

Kështu u shpreh deputeti demokrat Oerd Bylykbashi i ftuar në ‘Opinion’, duke komentuar krizën që po kalon PD.

Bylykbashi tha se pas verifikimit të firmave, verifikohet kourumi dhe merren vendimet.

“Kuvendi Kombëtar veprimin e parë që bën ngre komisionin e vet dhe verifikon firmat se i verifikon për veten e vet, sepse kryetari mund të jetë në konflikt interesi, është kryetari për t’u shkarkuar. Pasi verifikohet kourumi merren vendimet, do ndryshohet statuti dhe gjëja me e sigurt fare është që Lulzim Basha do të shkarkohet. Më pas Kuvendi merr masa për të zgjidhur të gjitha çështjet,”- tha Bylykbashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat