Elbasan/ Ishte bërë ‘tapë’, burri përplas makinën e 34-vjeçares dhe e kërcënon

Shqipëria

Elbasan/ Ishte bërë ‘tapë’, burri përplas makinën e 34-vjeçares dhe e kërcënon

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Vihet në pranga dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Kanosja”, shtetasin D. XH., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasja A. G., 34 vjeçe, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, dhe pas përplasjes së mjeteve e ka kanosur me fjalë 34-vjeçaren.

35-vjeçari do t’i dorëzohet shërbimeve të DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat