Kadare nderohet me një tjetër titull, i jepet “Medalja e Oficerit të Madh të Plejadës”

Shqipëria

Kadare nderohet me një tjetër titull, i jepet “Medalja e Oficerit të Madh të Plejadës”

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 14:26
Ismail Kadare

Shkrimtari Ismail Kadare është nderuar me një tjetër çmim, këtë herë nga Asambleja Rajonale e Frankofonisë për Evropën.

Gjeniut te letrave shqipe i eshte dhene “medalja e oficerit të madh të Plejadës, Urdhri Frankofonisë dhe Dialogut.

BASHKESHORTJA E ISMAIL KADARESE

“Zonja dhe zotërinj të frankofonisë, jam shumë e nderuar që ndodhem këtu mes jush. Vij këtu në vend të bashkëshortit tim Ismail Kadare që në këtë moment është i lodhur. Ne të dy së bashku jemi izoluar në breg të detit për shkak të pandemisë dhe kjo gjendje nuk e lejoi të vinte sot këtu. Ai do të ishte shumë i lumtur po të ishte sot këtu në një moment kaq të rëndësishëm. Faleminderit dhe nga ana ime për këtë dekoratë, për këtë nder që i bëni ju Ismail Kadaresë.”

Ky titull iu është dhënë shumë personaliteteve, por këtë herë vjen në Shqipëri.

Jean Charles Luperto

“Këtë urdhër të plejadës shumë prej jush e njohin. Është i veçantë në shumë pikëpamje. Është nga ato urdhrat ndërkombëtar të vetëm që jepen nga një asamble parlamentare. Nuk njoh të tjera dekorime apo urdhra në këtë apo atë vend. Zakonisht këto në vende të tjera i administron ekzekutivi, qeveria, jemi fare të veçantë këtu, prandaj po e nënvizojmë këtë fakt, sepse këtë radhë ky dekorim po jepet nga parlamenti. Është nj urdhër që është bërë në 1975 për nder të frankofonisë, dhe ka për vokacion ndërkombëtar të njohë dhe të vlerësojë meritat e veçanta të personave që shquhen edhe në fushën e frankofonisë, prandaj dhe quhet i urdhrit të dialogut dhe të kulturave.”

Kadare eshte vleresuar gjithashtu si një nga autorët më të mëdhenj ndërkombëtare, duke qenë njëkohësisht edhe një më kritiket ndaj pushtetit, ku përmes letërsisë beri revolucion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat