Xhaçka lançon iniciativën në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës

Shqipëria

Xhaçka lançon iniciativën në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 16:18
Olta Xhaçka

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, së bashku me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, në prani të anëtarëve të kabineteve të dy qeverive lançuan edicionin e parë të konkursit “Ngjyrat e Shqiptarëve”.

Ministrja Xhaçka theksoi se kjo nismë është një mundësi shumë e mirë për të treguar ngjyrat e vërteta të shqiptarëve, për të përçuar nëpër botë një imazh të përbashkët.

Shqipëria ndodhet sot në prag të çeljes së negociatave, ndërkohë që së shpejti do të ulet në Këshillin e Sigurimit të OKB. Roli e pesha e Shqipërisë në rajon është sot më domethënëse se kurrë, dhe më shumë se kurrë shqiptarët shihen sot si një faktor stabiliteti dhe si një garanci për orientimin euroatlantik të rajonit. Këto arritje të Shqipërisë janë padyshim një zhvillim shumë pozitiv për Kosovën. Sepse një Shqipëri më e fortë e më e respektuar, është një Shqipëri që mund të bëjë akoma më shumë për Kosovën”, u shpreh ministrja gjatë fjalës së saj.

Ndër të tjetër, Ministrja Gërvalla shtoi se “Ngjyrat e Shqiptarëve” është një iniciativë e hapur edhe për Kosovën, për të gjithë shqiptarët që i rrethojnë dy vendet, gjithashtu edhe për ata që vijnë nga mërgata.

Konkursi “Colours of Albanians” organizohet për herë të parë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.

Çdokush që do të bëhet pjesë e këtij konkursi mjafton të hedhë një foto ose video nga jeta e përditshme, nga një udhëtim, nga një eksperiencë në Shqipëri apo Kosovë në profilin e tyre në Instagram, duke përdorur si hashtag #ColoursofAlbanians.

Fotot fituese, do të bëhen në finale pjesë e një botimi i cili do të shpërndahet më pas në të gjithë botën, përmes rrjetit të përfaqësive të dy vendeve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat