I dënuar për pedofili, ja kush është mësuesi që “ngriti në këmbë” Beratin pas rikthimit në shkollë

Shqipëria

I dënuar për pedofili, ja kush është mësuesi që “ngriti në këmbë” Beratin pas rikthimit në shkollë

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 17:42
Foto

Ëngjëll Bregu është mësuesi që rezulton të jetë i dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003 dhe i rikthye në detyrë në një nga shkollat 9 vjeçare të qytetit të Beratit.

Në Berat u raportua rasti skandaloz i rikthimit të tij si mësues në shkollat 9-vjeçare të qytetit. Ishin prindërit e fëmijëve që të shqetësuar denoncuan rastin e rikthimit të tij si mësues Fizike në shkollën “22 Nëntori”.

Menjëherë pas daljes së lajmit në media, u vu në lëvizja DAR Berat duke bërë me dije se e mësuan nga mediat dhe shkarkuan nga detyra mësuesin e shkollës ‘22 tetori’.

Mësuesi 62-vjeçar  rezulton të jetë i dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2013. Denoncimi u bë nga fëmijët e prindërve, të cilët të shqetësuar thonë se  Engjëll Bregu është emëruar mësues Fizike në shkollën “22 nëntori”. Vetë nxënësit e shkollës tregojnë se kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit.

Në lidhje me këtë rast reagoi edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila përmes një shënimi në facebook, ka dënuar rastin e punësimit të mësuesit. Po ashtu ministrja ka njoftuar se ky person është larguar menjëherë nga detyra dhe ndërkohë ka nisur një hetim administrativ për të gjetur personin apo personat përgjegjës, që nuk kanë marrë informacionin e duhur dhe kanë lejuar punësimin e tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat