Politika e përçarë?! Meta flet nga Vlora

Shqipëria

Politika e përçarë?! Meta flet nga Vlora

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 12:25
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë ditën e sotme nga Vlora një mesazh për politikën në ditën e 109-vjetorit të Pavarësisë.

Në një prononcim për mediat Meta është shprehur se sot duhet të ketë vetëm mesazhe bashkimi dhe reflektimi që Shqipëria të jetë një zonjë dhe të ketë vendin që meriton në BE.

 “Kjo është festa më e rëndësishme e kombit tonë, Dita e Flamurit, e Pavarësisë dhe të ditëlindjes së Adem Jasharit.

Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi kudo për të gjithë shqiptarët, pasi ky është flamuri i të gjithëve, është i Ismail Qemalit dhe i Isa Boletin, është një frymëzim për tu bashkuar dhe reflektuar dhe Shqipëria të jetë zonjë dhe të ketë vendin që meriton në Bashkimin Evropian”, ka thënë Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat