Berisha konfliktohet dhe me shoqatën ‘Vatra’, Evi Kokalari: Janë marrë peng nga Rama

Shqipëria

Berisha konfliktohet dhe me shoqatën ‘Vatra’, Evi Kokalari: Janë marrë peng nga Rama

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 18:14
Evi Kokalari

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha duket se i ka prishur marrëdhëniet me shoqatën shqiptare ‘Vatra’ në Amerikë, që jo pak herë kanë dalë në mbrojtje të Berishës, madje edhe pas shpalljes së tij ‘non grata’ nga SHBA.

Prishjen e këtyre marrëdhënie e reflekton më së miri edhe emigrantja Evi Kokalari, e cila është një prej ithtarëve të Sali Berishës. Me një postim në Facebook, Kokalari akuzon funksionarët e kësaj shoqate se janë blerë nga kryeministri Edi Rama.

“Duket qartë që drejtimi i Vatrës është marrë peng nga instrument të Ramës, që bie në kundërshtim me parimin anti-komunist dhe patriotik që Vatra ka mbajtur që në fillimet saj.

Personalisht, kam kohë që kam shprehur pakënaqësine time për Elmi Berishën, madje e kam quajtur një gabim që Vatrës do ti kushtoj, dhe shoh që të tjerë nga komuniteti po e kuptojnë këtë tashmë.

Ironia më e thellë është kur sheh Bahri Omarin në foton kryesore të faqes së tyre në median sociale, ndërkohë që drejtimi që Vatra ka marrë, është komplet në mbështetje të atij që po instalon monizmin në Shqipëri”, shkruan ajo mes të tjerash.

Berisha e ka ‘përdorur’ gjithmonë shoqatën ‘Vatra’ për interesat e tij, por nuk dihet ende se çfarë çoi në prishjen e marrëdhënieve të ngushta mes tyre.

Image
Dokument
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat