Meta përshëndet qëndrimin e Bullgarisë

Shqipëria

Meta përshëndet qëndrimin e Bullgarisë

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 18:27
Ilir Meta

Bullgaria është shprehur e bindur për veton ndaj Maqedonise së Veriut dhe ka kërkuar që Shkupi të ndahet nga Tiranë sa i takon çështjes së integrimit në Bashkimin Europian.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar duke përshëndetur qëndrimin e Bullgarisë, duke shtuar se përparimi i ecilit vend në bazë të meritave individuale ka qenë një nga parimet kyç të miratuara në Samitin e Selanikut në vitin 2003.

Postimi i Metës

E përshëndes qëndrimin e Bullgarisë, që propozon nisjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Përparimi i secilit vend në bazë të meritave individuale ka qenë një nga parimet kyç të miratuara në Samitin e Selanikut në vitin 2003.

Do të vazhdoj të mbështes dhe inkurajoj çdo hap, që na çon sa më parë drejt anëtarësimit europian, në përmbushje të objektivit tonë strategjik kombëtar.

Mbetem gjithashtu me bindjen e plotë se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të jashtëzakonshëm qoftë me zbatimin e reformave, qoftë me arritjen e një Marrëveshjeje historike si ajo e Prespës.

E përshëndes qëndrimin dinjitoz të autoriteteve maqedone për të vijuar të palëkundur në kursin pro-europian të reformave që u shërbejnë qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat