Zbardhet draft opinioni i Venecias për afatet e Vettingut

Shqipëria

Zbardhet draft opinioni i Venecias për afatet e Vettingut

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 19:52
Ilustrim

Komisioni i Venecias është pro shtyrjes së afateve të komisioneve të Vettingut në Shqipëri, përkatësisht komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

“Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane” thuhet në raport.

Mandatet e komisioneve përfundojnë në 17 qershor 2022.

Pro zgjatjes së afateve për të përfunduar edhe pjesën e mbetur të magjistratëve është jo vetëm “Venecia”, por edhe vetë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, SHBA dhe BE.

Por që të finalizohet duhet që me PS-në në Kuvend të bashkojë votat edhe PD. Tashmë që “Venecia” ktheu përgjigje, “topi” mbetet në selinë blu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat