Kushi firmos urdhrin pas rastit të Beratit

Shqipëria

Kushi firmos urdhrin pas rastit të Beratit

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 20:03
Evis Kushi

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka firmosur urdhrin që nuk lejon mësuesit e dënuar të japin mësim. Ky vendim ka ardhur pas skandalit në Berat, ku Engjëll Bregu, i dënuar me burg për pedofili, u rikthye të jepte mësim në shkollën “22 nëntori”.

Rasti u denoncua nga familjarët të cilët kishin frikë për fëmijët e tyre.

“Duke marrë shkas nga rasti i fundit i punësimit në Berat të një mësuesi që shkaktoi zemërim të lartë publik, sot  firmosa menjëherë ndryshimin e udhëzimit që ndalon aplikimin dhe konkurrimin për të punuar si mësues të personave të dënuar, për të cilët gjykata ka marrë vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale kundrejt të miturve apo për kryerjen e një vepre penale që lidhet me institucionet arsimore.

Ky vendim shmang rrezikun që mund t’i vijë nxënësve tanë nga  persona që nuk garantojnë integritet të lartë moral dhe ligjor. Angazhohemi që të vijojmë me një punë akoma më intensive për të ndërmarë iniciativa të tjera ligjore që garantojnë më shumë mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve tanë”, tha ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat