Rritet numri i të infektuarve me COVID

Shqipëria

Rritet numri i të infektuarve me COVID

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 18:40
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bën publike të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike COVID-19. 

Nga 2503 testime me të dyshuar, kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi 466 qytetarë (228 qytetarë të infektuar ishin një ditë më parë). 

Tre është numri i vdekjeve, ndërkohë që 524 qytetarë janë shëruar. 

633 është numri i pacientëve aktivë me COVID në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Situata

Janë kryer 2503 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 466 qytetarë, në këto bashki: 

186 në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Shkodër, nga 20 qytetarë në Durrës, Elbasan, 18 në Lushnje, 16 në Vlorë, 14 në Kavajë, 10 në Vorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Tepelenë, 8 në Korçë, nga 7 qytetarë në Skrapar, Sarandë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Patos, Përmet, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kuçovë, Gjirokasër, Mallakastër, Krujë, Kurbin, 4 në Bulqizë, nga 3 qytetarë në Devoll, Berat, nga 2 qytetarë në Belsh, Memaliaj, Divjakë, Roskovec, Mat, Shijak, Kukës, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Pogradec, Poliçan, Peqin.  

Janë 6633 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 75 vjeçe, një qytetar nga Kruja 81 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç. 

Janë shëruar 524 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190,902 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (2 Dhjetor 2021) 

Raste të reja ditore          466
Të shëruar në 24 orë       524
Të shtruar në spitale       142
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore                 2503

Testime totale              1,398,152
Raste pozitive                200,639
Raste të shëruara          190,902
Raste Aktive                      6,633
Humbje jete                      3,104


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            3346
Fier                  673
Gjirokastër     529
Shkodër          473
Berat               370
Durrës             346
Elbasan           295
Vlorë                204
Lezhë               142
Korçë               141
Dibër                 69
Kukës               45

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat