Pritet të ndodhë për herë të parë / Rama jep lajmin e rëndësishëm

Shqipëria

Pritet të ndodhë për herë të parë / Rama jep lajmin e rëndësishëm

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 20:19
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshimin e madh në Shqipëri.

Ai është shprehur se shumë shpejt hipoteka dhe legalizimet do të bëhen online.

Sipas tij me këtë shërbim nuk do të ketë nevojë për mik e për shok duke shmangur kështu korrupsionin, teksa ka vënë theksin tek portli e-Albania si shumë fuksional dhe fasilitues.

"Edhe hipoteka dhe legalizimi të vijë në kompjuter pa pasur nevojë për letër fizike! S'ke nevojë për mik, e shok, për askënd. Ke afatin e marrjes së përgjigjes, nëse nuk të erdhi përgjigja në afat, ti ke në dorë me ligj që e vë në lëvizje ligjërisht administratën për pronën tënde, duke përdorur bashkëqeverisjen. Kjo platformë bën të mundur qenë se nuk reagon adminitrata, lë gjumë dhe nëse kjo i mbetej qytetarit nëse ankohej ose jo, tani vihet menjëherë mekanizmi i kontrollit. Kjo është një çështje që në ligjin e ri përcaktohet i përgjegjësisë së administratës dhe ka sanksione për personat përgjegjës", tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat