Aleksandër Çipa: Përplasja Basha - Berisha, parathënëse e ndarjes së PD-së

Shqipëria

Aleksandër Çipa: Përplasja Basha - Berisha, parathënëse e ndarjes së PD-së

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 21:10
Aleksandër Çipa

Aleksandër Çipa ishte i ftuar sot në studion e edicionit qëndror të lajmeve të RTV Ora me gazetaren Beti Njuma për të komentuar

Si e sheh përplasjen Basha – Berisha?

Aleksandër Çipa: Një përplasje disproporcionale. Berisha në mënyrën si po e zhvillon fushatën me foltoren, shtë dominant në pikëpamjen numerike brenda anëtarësisë së PD-së. Basha me cilësinë e kryetarit në detyrë operon më së shumti m funksionet e mundësitë që ka si kryetar. Beteja është serioze e parathënëse e ndarjes së PD-së.

Ju jeni nga ata që besoni ndarjen e PD-së?

Aleksandër Çipa: E dyshoj dhe e mendoj se po, se në këtë duel mes dy palëve të ndara të partisë mungon një zë që do të ishte argumenti përbashkues I palëve. Një zë që do të ndërtonte urën e ribashkimit për arsye ekzistenciale të PD-së.

Kush mund ta ndajë PD-në?

Aleksandër Çipa: Zoti Berisha nuk është në të drejtën maksimale dhe aq më tepër morale në këtë rikthim, edhe pse ka zgjedhur një fjalor të rikthimit të pluralizmit politik në vend. Rikthimit të PD-së si një forcë që do ta sjellë në pushtet, dhe demokracinë  funksionake. Të gjitha këto janë premtime propagandistike e alibike. Shkaku lindi e buroi nga momenti kur DASH shpalli një vendim nominal ndaj zotit Berisha. Në kushtet e rikthimit pas këtij vendimi kjo e kompromenton dhe sado të intepretohet ndryshe nuk e përjashton dot këtë kontekst.

PD nëse do të rikthehet tek udhëheqësia prej zotit Berisha ka një të ardhme të afërt me shumë vështirësi  e pengesa. Nuk është cështja vetëm tek hermetizmi i marrëdhënieve me SHBA-në, por në dialektikën e qarkullimit të elitave në opozitarizmin shqiptar. Ky është një problem shumë i madh e do të mbart pasoja në politikën tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat