Berisha: Pas 11 dhjetorit shpallim ditën e protestës kombëtare

Shqipëria

Berisha: Pas 11 dhjetorit shpallim ditën e protestës kombëtare

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 18:54
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur pasditen  e sotme në Foltoren e radhës në Bilisht. Gjatë fjalës së tij Berisha mohoi kategorikisht që kjo betejë e nisur bëhet për interesat  tij personale. Ai tha se ka vendosur të përballet vetë me një vendim të padrejtë dhe se ajo është çështja e tij personale.

Berisha sërish nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryedemokratit Basha veprimet e të cilit sipas tij janë antiamerikane.

“Edi Rama nuk të shpëton nga kjo shumicë gjigande e PD-së që ti kërkon ta nëpërkëmbësh. Do të përdor fjalën e jë diplomati të nderuar: Ka marrë fund politikisht. Me 11 demokratët janë në këmbë më të fuqishëm se kurrë. Do të përcaktojmë pas kësaj ditën e madhe të protrestës kombëtare në të cilën ne do të shpallim kërkesat tona deri në fitoren e plotë. Me 11 dhjetor do të votojmë një statut me të cilin kemi qëllimin më madhor, të rikthejmë lirinë, votën e lirë në PD.

Nuk mund të ndodhë kurrë që një vend të votojë i lirë nsëse forcat politike përjashtojnë votën e lirë. Basha vendosi në krye të PD-së një kryesi të emëruar nga ai. Kryesia e PD-së në shkelje flagrante 60% është e emëruar nga kryetari dhe është e paligjshme në statut. Akti ynë i parë madhoir do të jetë rikthimi i votës. Qëndrimet e Bashëa janë antiamerikane. Neni Basha do të jetë: Kryetari i PD-së jep dorëheqjen nëse humb zgjedhjet. Është e dëmshme në shumicën e rasteve nëse kjo nuk ndodh. Mos u kthefshin më kurrë si ai.  Ka 5 muaj që nuk takon asnjë aktivist, militant, degë përveç mureve të tij. Ai ka frikë nga firmat tuaja.  Tani nuk thotë që firmat nuk janë por nuk i njohin. Të gjithë qeveritarët, analistët janë kthyer në mbrojtje të tij. Basha u akuzua për pastrim parash në dosjen Muzin. Shkoi në gjykatë dhe ndërhyri Rama dhe e mbylli dosjen pa u dërguar në Gjykatën e Lartë.  Dje që fliste për pastrim parash e mbylli gojën sepse Rama do i kujtonte Muzinin. Dua t’i them dosjen e ke mbyllur duke lënë veten peng. Nuk është betejë personale kjo që po bëj edhe pse kam një çështje personale. E kam menduar mirë përpara se ta shpall çështje personale.  Kam vendosur të përballem vetë me këtë padrejtësi.  Mora këtë nismë që ju e  shndërruat në mrekullinë shqiptare. Basha po mbron veten nga dosjet e tij. Ne me pengje nuk kemi punë, ne jemi të lirë”-
tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat