Humb jetën nga COVID-19 në moshën 62-vjeçare drejtori i gjimnazit në Berat

Shqipëria

Humb jetën nga COVID-19 në moshën 62-vjeçare drejtori i gjimnazit në Berat

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Një lajm i trishtë ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Berat. Drejtori i gjimnazit “Babë Dudë Karbunara” Llazar Palla humbi betejën me Covid-19. Ai kishte 1-muaj i intubuar në një spital privat në Tiranë dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ditët e fundit.

Mësohet se 62-vjeçari Llazar Palla ishte infektuar nga virusi vdekjeprurës Covid-19 rreth 2 muaj më parë, por për shkak të gjendjes së rënduar ai u dërgua drejt Tiranës, ku ndenji i intubuar për rreth 1 muaj.

Të shumta kanë qenë sot mesazhet e ngushëllimit të kolegëve, përfaqësuesve të pushtetit vendor, miqve dhe nxënësve të tij në rrjetet sociale. 

Kujtojmë se gjimnazi “Babë Dudë Karbunara” ka qenë një nga shkollat e mesme me numrin më të madh të të prekurve më Cocid-19 në Berat. Nxënësit dhe mësuesit e këtij gjimnazi prej më shumë se 4 javësh kanë qenë të ekspozuar ndaj këtij virusi, pasi në çdo klasë ka pasur më shumë se 10 nxënës të infektuar, ndërkohë që të infektuar janë regjistruar edhe në radhët e mësuesve. Situata e rënduar në këtë shkollë solli edhe mbylljen e 6 klasave, dezinfektimin e ambienteve të brendshme të shkollës dhe karantinimin e dhjetëra nxënësve. Drejtori dhe mësuesi i frëngjishtes Llazar Palla do të përcillet nga familjarët e miqtë për në banesën e tij të fundit mesditën e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat