Konflikt babë e bir në Himarë, i pret dritat të atit

Shqipëria

Konflikt babë e bir në Himarë, i pret dritat të atit

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar është proceduar nga policia në Himarë për shkatërrim prone.

 Ai i ka dëmtuar linjën e furnizimit me energji elektrike banesës së babait të tij.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, shtetasin D. Gj., 31 vjeç, banues në fshatin Borsh-Himarë.

Kjo pasi ka bërë kallëzim babai i tij, shtetasi D. Gj., 63 vjeç, banues në Tiranë, se i ka dëmtuar linjën e furnizimit me energji elektrike të banesës që ka në fshatin Borsh-Himarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat