35 mijë euro për të ndërruar identitet/ Si u pajis me pasaportë greke porositësi i vrasjes së komisar Artan Cukut

Shqipëria

35 mijë euro për të ndërruar identitet/ Si u pajis me pasaportë greke porositësi i vrasjes së komisar Artan Cukut

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 14:49
Bledar Jambelli dhe Artan Cuku

Bledar Jambelli alias (Rikardo Muho) porositesi i vrasjes së komisar Artan Cukut, rezulton të jetë i pajisur me pasaportë greke të falsifikuar nga grupi që u ndryshonte identitetet kriminelëve shqiptar, me qëllim që ti shmangeshin drejtësisë.

Mediat helene raportojnë se Bledar Jambelli kishte siguruar në Xania nja kartë identiteti me pasaportë greke me emrin Xristos Xamkidis.

Rikardo Muho, që për policinë greke, e kishte shtrirë veprimtarinë kriminale në Spanjë dhe Greqi në prill 2020 është marrë në pyetje nga policia helene ku ka dhënë informacion të vlefshëm lidhur me grupin kriminal të falsifikatorëve.

Sipas tij, ai kishte paguar 35 mijë euro për të ndërruar identitet dhe këtë e kishte bërë me qëllim që të mos ekstradohej në Shqipëri, por të qëndronte pranë familjarëve të tij në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat