Moti i keq, kjo është situata në Lezhë

Shqipëria

Moti i keq, kjo është situata në Lezhë

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 11:19
Pamje nga video

Gjatë 24 orëve në zonat e ulëta dhe bregdetare ka reshje të shiut me intensitet të ulët dhe mesatar të cilat vijojnë edhe tani, kurse në zonat malore në lartësitë mbi 1000 metra ka reshje të dëborës.

Sasia e reshjeve në territorin e Bashkisë Lezhë është rreth 45mm dhe në territorin e bashkisë Kurbin është rreth 65mm.

Në Lezhë është kjo situatë:

Në Bashkitë Lezhë e Kurbin, niveli i ujërave në lumenj dhe sistemin kullues është mbi kuotat mesatare, por pa problem të prezencës e ujit në sipërfaqet e tokës bujqësore.

Hidrovorët punojnë me kapacitet të plotë për evadimin e ujërave nga basenet e tyre, duke ruajtur nivelin e kuotave.

Në Bashkinë Mirditë, kemi reshje të shirave në rreth 50 mm, kurse në lartësitë mbi 1000 m kemi reshje të dëborës, pa problem për bllokimin e rrugëve rurale dhe ato bashkiake.

Rrugët nacionale dhe ajo e kombit, janë të kalueshme pa probleme. Furnizimi me energji elektrike është pa probleme.  Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

Rezervuarët po monitorohen, për prezencën e ujit në basenin e tyre dhe sigurinë e digave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat