Rama uron Gramoz Ruçin në 70-vjetorin e tij të lindjes

Shqipëria

Rama uron Gramoz Ruçin në 70-vjetorin e tij të lindjes

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 14:42
Rama uron Gramoz Ruçin në 70-vjetorin e tij të lindjes

Ish funksionari i lartë i PS-së që ka mbajtur poste drejtuese të rëndësishme në administratën e shtetit, Gramoz Ruçi, mbush sot 70 vjeç.

Kryeministri Edi Rama ka uruar ish-kryetarin e Kuvendit.

Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto të Ruçit duke nderuar himnin kombëtar ku shkruan: “Edhe 100”.

Në përvjetorin e lindjes së Ruçit edhe socialistë të tjerë kanë përcjellë një mesazh urimi, ndër to numri dy i PS, Damian Gjiknuri dhe ministrja për marrëdhënet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA në kuadër të një vizite për nënshkrimin e memorandumeve bashkëpunuese, kryesisht në fushën e arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat