Gjendet e mbytur një grua në lumin Osum në Berat

Shqipëria

Gjendet e mbytur një grua në lumin Osum në Berat

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Trupi i pajetë i një të moshuare është gjetur në lumin Osum të Beratit mëngjesin e sotëm.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se rreth orës 09:00, në lumin Osum është gjetur e mbytur një shtetase, identiteti i së cilës nuk dihet ende, rreth 70 vjeçe.

Shërbimet e policisë së bashku me shërbimet e zjarrëfikses kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pa jetë nga lumi.

Ende nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes së rëndë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat