Rama, Hillarit: Nëse quhesh Kllinton, në mesin e shqiptarëve kjo lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit tonë, Kosovës

Shqipëria

Rama, Hillarit: Nëse quhesh Kllinton, në mesin e shqiptarëve kjo lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit tonë, Kosovës

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 09:36
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se vendosja e emrit të fëmijëve në mesin e shqiptarëve është speciale dhe se lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit, Kosovës.

Rama këto komente i ka bërë para ish-sekretares amerikane Hillari Kllinton gjatë pranimit të çmimit “Vital Voices Global” në New York.

“Duhet ta dini që nëse quhesh Klinton në Shqipëri, apo mes shqiptarëve, kjo është diçka shumë speciale, që lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit tonë, Kosovës”, ka thënë Rama.

Sipas tij, Kosova është i vetmi vend që ka fëmijë me emrin Kllinton ose Billkllinton.

“Dhe meqë ra fjala, është i vetmi vend mbi këtë tokë, ku sot ka njerëz, djem, që e kanë emrin Kllinton, emrin, jo mbiemrin. Madje, ka edhe djem që quhen Billkllinton. Kështu e kanë thjeshtë emrin po, si të themi Billkllinton Rama”, ka shtuar ai.

Në fund, Rama ka theksuar se vendosja e emrit është bërë falë presidentit Bill Klinton, i cili ndihmoi çlirimin e Kosovës nga regjimi serb.

“Të gjithë këta djem që sot janë rritur, ishin bebe të sapolindura në kohën kur, falë Presidentit [Bill] Kllinton, Zonjës së Parë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara asokohe, ai popull u çlirua nga një regjim, i cili u përpoq ta spastronte etnikisht të gjithin”, ka përfunduar Rama. 

Ndiqeni fjalimin duke filluar nga minuta 16:33 deri 17:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat