Pedagog pa mesatare/ Ndodh te Mjekësia, reagojnë pedagogët e tjerë

Shqipëria

Pedagog pa mesatare/ Ndodh te Mjekësia, reagojnë pedagogët e tjerë

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Hapja e konkursit për 2 vende pune si pedagog me kohë të plotë në departamentin e imazherisë në fakultetin e mjekësisë, ka sjellë ankesën e 4 mjekëve të njohur radiolog të cilët shqetësohen se vlerësimi i konkurrentëve pa kriterin e notës mesatare të studimeve universitare 8 e lart është në kundërshtim me rregulloren e statutit të universitetit të mjekësisë.

Dr. Sc. Arben Rroji- Mjek neuro-radiolog: Jemi para faktit se nga kriteret është eliminuar nota mesatare që ndikon në cilësinë e kandidadit. Kjo të bën të dyshosh se qëllimi është favorizues ndaj kandidatëve të tjerë që nuk përmbushin këtë kriter”.

Në një ankesë zyrtare drejtuar rektoratit dhe qeverisë ata theksojnë se një pedagog me notë mesatare më të ulët se studenti i tij është e papranueshme për një fakultet që ka në historinë e tij emra të mëdhenj të mjekësisë shqiptare. Ndërkaq mjekët deklarojnë se prej vitesh punojnë si personel akademik të jashtëm në departamentin e imazherisë, pasi konkurset e mëparshme nuk kanë njohur fituesit.

“Para 10 vitesh ka pasur ky department 5 pedagogë me kohë të plotë, sot është 1. Janë 4 vende vakante dhe janë bërë 3 konkurse ku kriter ka qenë nota mesatare, te ky I fundit e kanë hequr kriterin. E papranueshme!”

I pyetur nga Top Channel, rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata u shpreh se është bërë një gabim në publikimin e kritereve, e që nota mesatare vijon të jetë kriter vlerësimi për kandidatët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat