Bylykbashi thirrje Bashës: Kërko falje tek demokratët

Shqipëria

Bylykbashi thirrje Bashës: Kërko falje tek demokratët

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 21:43
Oerd Bylykbashi

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi deklaroi se në 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi, që për herë të parë thirret nga anëtarësia dhe jo nga burokracia e lidershipi.

Në një dalje për mediat, Bylykbashi shtoi se Basha duhet të kërkojë falje për të gjitha katastrofat ku e ka çuar partinë.

“Më datë 11 dhjetor mblidhet kuvendi që për herë të parë thirrjet nga anëtarësia dhe jo nga burokracia e lidershipi, sepse ne nuk kemi lidership. E thërrasin ata që mendojnë se shumë gjëra kanë shkuar keq në PD. 

Janë humbur shume mundësi dhe janë konsumuar energji të shumta, duke i hequr shpresën shumë personave që mendojnë do të fitojnë. Për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi ata që e kanë shkaktuar dhe i pari është kryetari i partisë, Lulzim Basha. Basha ka 8 vite që e ka çuar partinë nga humbja në humbje dhe tani nuk ka guximin që të mos e marrë përsipër fajin.

Në çdo demokraci normale ai duhet të ishte larguar më parë. Kushdo që vjen pas tij, do ta ketë taksative, humbet se ishte i paaftë me ata që grabisin votën, largohet menjëherë. 11 dhjetori si kuvend i thirrur nga delegatët mendoj se do ta rithemelojë partinë me vlerat e demokracisë dhe jo me vlerat e njëshit që nuk e lëshon partinë. 

Ai e vë nën sqetull partinë me gjithë vulën dhe nuk e lëshon. Ne duhet t’i hapim shtegun një gjenerate të re. Edhe Basha është ri, por është një figurë e konsumuar. Ai duhet ta kishte cuar para partinë dhe drejt fitore, po nuk e ka bërë. 11 dhjetori do ta rithemelojë këtë gjë.

Basha duhet të kërkojë falje për të gjitha katastrofat ku e ka çuar partinë nga humbja në humbje. Ai një herë ia vë fajin Berishës, një herë Ramës dhe një herë ndërkombëtarëve. Ajo që ka më shumë rëndësi janë veprimet që ka bërë kreu Basha. 

Veprimi i tij i fundit me Berishën ishte i fundit dhe ka bërë atë që kemi parë të gjithë që ishte shpërthimi i fundit. Sot janë më shumë se 5000 delegatë që janë shprehur për kuvendin në datë 11 dhjetor. Sot PD është kthyer në një zyrë propagande dhe delegatët nuk kanë më frikë e nuk fshihen pas konfidencialitetit. Kupa u mbush dhe u thye kupa, e demokratët do të marrin në dorë partinë”, tha Bylykbashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat