“Basha është në hall të madh”, Çani tregon sinjalet që fshihen pas lëvizjeve të fundit të Berishës dhe kreut të PD-së

Shqipëria

“Basha është në hall të madh”, Çani tregon sinjalet që fshihen pas lëvizjeve të fundit të Berishës dhe kreut të PD-së

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 21:54
Arian Çani

Gazetari Arian Çani shprehet se kryedemokrati Lulzim Basha është në hall pasi ka humbur mbështetjen e demokratëve.

Intervista:

Z Çani, dëgjuam ndjesën e z. Basha për gabimet që ka bërë dhe i kanë dhënë pushtetit sipas tij Edi Ramës. Besoni se ishte falje e sinqertë?

Çani: Këto janë pjesë e retorikës politike që përdoren nga njerëzit që janë në politikë. Fjala sinqeritet nuk duhet përmendur në të tilla raste. Ai tha kërkojmë falje por aktet ai i ka bërë. Nëse është dikush që ka gabuar është Basha. Nuk ka sinqeritet në deklaratat e Bashës dhe vendi ku vendosi ta bëjë 8 dhjetorin ishte i çuditshëm sepse ai doli në mbrojtje të teatrit Kombëtar del te Turbina. Basha po vazhdon të gabojë.

Mendoni se me takimet që zhvilluan sot Berisha dhe Basha tentuan të masin mbështetjen e tyre?

Çani: Është një mënyrë për ti hedhur hi syve naivëve që se kanë kuptuar që loja ka mbaruar. Edhe njerëzit e Bashës e thonë se Berisha ka 80% të delegatëve. Nuk mendoj se është mundësi për ti mbushur mendjen të vetëve që ka mbështetje. Basha është në hall të madh. Edhe salla ku ishte sot nuk ishte entuziaste. Bashës i mungon optimizmi qoftë edhe i gënjeshtërt. Matja e forcave para kuvendit më duket e sforcuar.

Si e gjen Shqipërinë ky 8 dhjetor sipas jush dhe a është koha e ndryshimit të politikës

Çani: Jo nuk besoj. Po ta vësh re edhe para 30 vitesh 8 dhjetori ishte ky lloj diskuri, rinia, e ardhmja... Kemi 30 vjet që dëgjojmë se rinia është e ardhmja asnjëherë s’u bë e tashmja. Rinia është përdorur mish për top. Është demagogji e gjitha. Në vende si Shqipëria rinia është vetëm dekor për televizionet, nuk ka efekt tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat