Vranësira të dendura dhe reshje shiu në të gjithë territorin/ Parashkimi i motit për sot

Shqipëria

Vranësira të dendura dhe reshje shiu në të gjithë territorin/ Parashkimi i motit për sot

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 06:36
Foto ilustrim

Ditën e sotme vendi ynë do të ndiklohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik.

Moti parashikohet me vranësira të dendura në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar. Hera-herës dhe në një pjesë të madhe të territorit rershjet fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në zonat malore në lindje të vendit në lartësitë mbi 500-700 metër parashikohen reshje të dendura dëbore dhe në formën e stuhisë së dëborës. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 3 deri 7m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10-15m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 1 deri 7°C në zona e ulëta 5 deri 13°C në zona bregdetare 7 deri 14°C

Rajoni i Ballkanit do të përfshihet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet me vranësira të dendura si dhe reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve kryesisht në pjesën perëndimore. Pjesa tjetër parashikohet me mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet deri mesatar.

Përsa i përket kontinetit Europian pjesa më e madhe e tij do të përfshihet nga kushte të paqëndrueshme atmosfrike. Moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu me intensitet deri mesatar ndërsa në Alpe reshje të dendura bore. Pjesa tjetër e kontinentit parashikohet me mot kryesisht me diell si dhe vranësira kalimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat