Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, pamjet e para dhe dyshimet e para

Shqipëria

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, pamjet e para dhe dyshimet e para

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 21:05
Ilustrim

(E plotësuar 21.50) Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 9 dhjetor në ambientet e Universitetit privat "Epoka" në Tiranë, në afërsi të Rinasit.

Burime për mediat por dhe policia konfirmuan se një bombol ka shpërthyer si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Mësohet se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35 në rrugën e "Rinas".

"Me datë 09.12.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e "Rinasit", ka ndodhur një shpërthim në një godinë të një subjekti privat, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit."

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të incidentit.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet.

Sipas informacioneve, dyshohet se ka qenë një bombël gazi që ka shpërthyer.

Ndërkohë priten informacione më të thelluara rreth shkaqeve të shpërthimit dhë dëmit të shkaktuar

Ndërkohë, mediat kanë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat