Këlliçi: 4934 delegatë në Kuvend, plotësohet kuorumi për vendimmarrje

Shqipëria

Këlliçi: 4934 delegatë në Kuvend, plotësohet kuorumi për vendimmarrje

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 12:19
Belind Këlliçi

Kryetari i Komisionit për punimet e Kuvendit të Berishës Belind Këlliçi deklaroi se janë 7646 delegatë që kanë firmosur për thirrjen e tij. Këlliçi deklaroi se sot të pranishëm në Kuvend janë 4934 delegatë.

Ai u shpreh se numri është më i madhe se kuorumi i kërkuar.

“Në lidhje me numrin e thirrjeve që kanë kërkuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar nevojitet ¼ për të thirrur Kuvendin. Numri total është 7646. ¼ është 1913 firma delegatësh. Sekretariati teknik më njofton se 4200 formularët e dorëzuar me firma janë të pranishëm në kuvend. 

Numri i delegatëve që kanë thirrur Kuvendin, në zbatim të statutit deklaroj se ky kuvend është i thirrur ligjërisht sipas statutit të Kuvendit të Partisë Demokratike. Numri i delegatëve që janë paraqitur sot 4934 delegatë. Duke qenë se numri është më i madh, deklaroj se Kuvendi ka kuorumin e ligjshëm sipas statutit të PD dhe ka aftësi të plotë vendimmarrje nga ky çast. Pranë sekretariatit teknik janë paraqitur dy kërkesa që kërkojnë vendimmarrje nga kuvendi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat