Lojërat e fatit vënë në pranga tetë persona në Velipojë

Shqipëria

Lojërat e fatit vënë në pranga tetë persona në Velipojë

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 10:39
Gjesendet e gjetura

Tetë shtetas që organizonin dhe ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit janë arrestuar këtë fundjave në Shkodër.

Në operacionin e koduar “Fati i lojërave”, policia njofton se ka arrestuar 30-vjeçarin me iniciale N.U., që e përdorte ambientin në Pulaj të Velipojës si lokal, edhe pse nuk e kishte të regjistruar në organet tatimore. Bar-kafenë, ai e kishte përshtatur si vend ku luhej poker.

Ai do të hetohet nga prokuroria për “Organizim ose ushtrim të veprimtarive të lojërave të fatit”, “ Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm”.

Ndërkohë, policia ka ndaluar dhe shtatë shtetas të tjerë, që u kapën duke luajtur poker. M. R., 27 vjeç, F. G.,  18 vjeç , A. S., 38 vjeç, M. B., 21 vjeç, N. A., 36 vjeç, T. B., 53 vjeç, E. L., 37 vjeç  do të hetohen për  veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”.

Lojërat e fatit janë të ndaluara me ligj, por kjo nuk i ka ndaluar bizneset të organizojnë aktivitete të tilla dhe as qytetarët të bëhen pjesë e tyre.

Image
Gjesendet e gjetura
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat