Stresi nuk e braktis asnjëherë Berishën, shfaqet me grupin pranë selisë

Shqipëria

Stresi nuk e braktis asnjëherë Berishën, shfaqet me grupin pranë selisë

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 16:34
Stresi

Tensione të shumta paraqiten nga selia e Partisë Demokratike. Mbështetësit e ish-kryeministrit, Sali Berishës janë përplasur verbalisht me mbështetësit e kryedemokratit, Lulzim Basha.

Ndërkohë, që është dashur ndërhyrja e deputetëve për të ulur tensionet.

Mirëpo, është vënë re që mes mbështetësve të Berishës, ka qenë edhe reperi i njohur, Stresi, i cili e ka shprehur gjithmonë simpatinë për ish-kryeministrin.

Ai është parë me një grup shoqëror pranë selisë, duke dëshmuar që po i qendron afër Berishës edhe në këto momente.

  Kujtojmë që reperi ishte i pranishëm edhe në Kuvendin Kombëtar, që u mblodh në stadiumin Air Albania para tre ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat