Tensionet në selinë blu, deputetja e PD: Pse Berisha dhe Vokshi duan të largojnë vëmendjen nga skandali me inceneratorët?!

Shqipëria

Tensionet në selinë blu, deputetja e PD: Pse Berisha dhe Vokshi duan të largojnë vëmendjen nga skandali me inceneratorët?!

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 16:30
Ina Zhupa

Dita e sotme është shoqëruar sërish me tensione në selinë blu. Albana Vokshi së bashku me Evi Kokalarin kanë zhvilluar një mbledhje në ambinetet e godinës. Vokshi ka deklaruar për mediat se zyrës së saj i është ndërruar brava, ndërsa i ka bërë thirrje kreu demokrat të largohet nga selia sepse është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

Në lidhje me gjithë këto situata të krijuara, ka deaguar deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila përmes një statusi nmë Facebook shkruan se ish-kryeministri Sali Berisha dhe Albana Vokshi po përpiqen të heqin vëmendjen nga skandali i korrupsionit miliona eurosh me inceneratorët.

Zhupa gjithashtu gre dyshime se pse grupi i Berishës kërkon të largojë vëmendjen nga ky skandal.

“Ne diten kur duhet ngritur zeri dhe reagimi per skandalin e inceneratoreve, Sali Berisha dhe Albana Vokshi gjejne kohen te merren me hallet personale duke larguar vemendjen nga skandali i korrupsioni disa milion eurosh.

Le te pyesin veten pse nuk flasin per kete skandal?

Pse perpiqen te largojne vemendjen nga perfshirja e zyrtareve me te larte te qeverise?!

Pse nuk i shqeteson ky fakt?!”, shkruan Ina Zhupa.

Kujtojmë se ditën e djeshme, me urdhër të SPAK është arrestuar ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, dhe janë shpallur në kërkim biznesmenët Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, për aferën 3.6 milionë euro të inceneratorëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat