Nëna braktis dy fëmijët e mitur

Shqipëria

Nëna braktis dy fëmijët e mitur

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 16:54
Ilustrim

Një 31-vjeçare nga fshati Taç në Ersekë është vendosur në hetim me akuzën e braktisjes së fëmijëve të mitur.

Policia deklaron se burri denoncoi gruan për largimin nga banesa.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë shpalljen në kërkim dhe filluan procedimin penal për veprën “Braktisja e fëmijëve të mitur” për shtetasen P. K., 31 vjeçe, banuese në fshatin Taç, Ersekë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi E. K., 37 vjeç, i cili ka deklaruar se shtetasja e mësipërme është larguar nga banesa ditën e djeshme dhe ka braktisur dy fëmijët e mitur” thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat