Berisha e shpalli “Kryetar Nderi”, Hajdari: Babai im s’ka nevojë për tituj

Shqipëria

Berisha e shpalli “Kryetar Nderi”, Hajdari: Babai im s’ka nevojë për tituj

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 23:13
Rudina Hajdari

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari është shprehur ditën e sotme se babai i saj Azem Hajdati nuk meriton të marrë tituj pasi ishte “njeri i popullit”.

Në një dalje televizive ish-deputetja nuk e ka mirëpritur shpalljen e të atit “Kryetar Nderi” të PD-së nga Seli Berisha në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit. Më tej, ajo shtoi se ka plot figura brenda PD-së që mund t’i shërbejnë shumë mirë selisë blu.

“Babai im nuk ka pasur nevojë për tituj, ishte njeri i popullit, mënyra se si trajtohet tani, nuk i vlen figurës së Azem Hajdarit, është e qartë për demokratët, që ishte një figurë shumë e fortë, nuk i shërbejnë figurës së lartë të tij, një mënyrë që nuk duhet të ishte futur në mes.

Berisha mund të jetë arsye të veta, por nuk e mendoj të vlefshme, si vajza e tij, në cdo përvjetor apo 8 dhjetor ka pasur ngjarje të tilla ku janë festuar pranë bustit, por nga ana tjetër mendoj që ky është një moment i PD dhe ka plot figura brenda partisë që mund t’i shërbejnë”, tha Rudina Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat