Do të drejtojnë PD pa qenë anëtarë, Lulzim Basha ngre “Aleancën Qytetare”

Shqipëria

Do të drejtojnë PD pa qenë anëtarë, Lulzim Basha ngre “Aleancën Qytetare”

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 17:05
Risia në këtë organizatë është se anëtarësimi në këtë aleancë nuk ka si kusht anëtarësimin në Partinë Demokratike.

Frika se përplasja me Sali Berishën do t’i largojë mbështetësit në Partinë Demokratike duket se e ka shtyrë Lulzim Bashën që të hapë dyert për qytetarët në Partinë Demokratike.

Në Kuvendin e kësaj të shtune u propozua ngritja e një tjetër organizate partnere të PD-së. Ajo do të quhet ‘Aleanca qytetare’. Risia në këtë organizatë është se anëtarësimi në këtë aleancë nuk ka si kusht anëtarësimin në Partinë Demokratike.

Për më tepër, Aleanca do të ketë 10 për qind të pozicioneve vendimmarrëse, ose drejtuese në Partinë Demokratike.

Pra, përmes kësaj aleance qytetarë të ndryshëm që nuk janë anëtarë të PD-së mund të nisin karrierën e tyre politike brenda PD-së.

Sipas Enkelejd Alibeajt, Aleanca Qytetare synon të analizojë dhe të japë mendim kritik ndaj politikave, qasjeve dhe nismave të Partisë Demokratike duke ndihmuar partinë të forcojë dialogun dhe debatin konstruktiv me shoqërinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat