Berisha kërcënon Bashën: Mos imagjino t’i kundërvihesh vendimit të referendumit!

Shqipëria

Berisha kërcënon Bashën: Mos imagjino t’i kundërvihesh vendimit të referendumit!

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 14:28
Sali Berisha

Nga konferenca për mediat në selinë e PD-së, ish kryeministri Sali Berisha, paralajmëroi kreun e PD-së lidhur me referendumin e anëtarësisë për shkarkimin e tij.

Parlajmëroj deputetin Basha të mos imagjinojë t’i kundërvihet vendimit të referendumit më të gjerë që është mbajtur ndonjëherë në historinë e vendit, ndërsa më heret njoftoi se kryedemokratit do i dergohet nje leter me shkrim per vendimin e referendumit.

“Anëtarët kanë vendosmërinë për të zbatuar vendimin. Komisioni do bëjë detyrën e tij për zbatimin e vendimit. Ftoj cdo deputet të PD, që e ndjen vehten deputet të kësaj force politike dhe jo deputet të lulzim Bravës, ftoj cdo deputet të PD që e ndjen veten njeri të lirë dhe jo të lancuar nga interesa të ndryshme, të vijë të marrë dosjen e votimit të degës nga e cila është zgjedhur deputet, dhe të marrë vendimet e duhura. Cdo akt në kundërshtim me këto vendime, përbën një mungesë të plotë besnikërie, politike ndaj atyre të cilët kanë derdhur lumenj djerse ndaj një deputeti apo një deputeti tjetër”, tha Berisha ndërsa i bëri ftesë cdo deputeti t’i bashkohet.

“I garantoj se do të gjejë një PD krejt tjetër nga ajo që kanë përjetuar këto 2 muaj. Do të të gjejë një PD të njerëzve të lirë të anëtarëve të lirë dhe unë në emër të komisionit i mirëpres ata.”- tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat