Banorët kërkojnë ndihmën e polumbarëve për kërkimin e 49 vjeçarit

Shqipëria

Banorët kërkojnë ndihmën e polumbarëve për kërkimin e 49 vjeçarit

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 09:10

Vijojnë kërkimet për 49-vjeçarin Tofik Xhika që dyshohet të jetë mbytur mbrëmjen e djeshme në ujërat e lumit Drin në Dibër.

Mësohet se Xhika kishte lënë makinën tek lokali i fshatit Fushë-Alie dhe kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin.

Pasditen e djeshme dhe gjatë natës kanë kërkuar rreth 200 burra, dhe forcat e policisë, por pa rezultat.

Kërkimet po vijojnë me gomone nga disa banorë në brigjet e Drinit. Mëngjesin e sotëm kanë rinisur kërkimet. Banorët kërkojnë ndihmën e polumbarëve, pasi kanë kërkuar në një gjatësi prej 2 km, dhe nuk kanë mundur ta gjejnë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat