Deri në 4 metra dëborë/ Hapet për herë të parë në dimër rruga Qafa e Thorres-Theth

Shqipëria

Deri në 4 metra dëborë/ Hapet për herë të parë në dimër rruga Qafa e Thorres-Theth

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Është hapur për qarkullimin e mjeteve rruga Qafa e Thorres-Theth.

Duke postuar në Facebook një video nga puna e mjeteve për pastrimin e dëborës, ARRSH bën me dije se një aks me terren të vështirë malor, me lartësi mbi 1800 metra mbi nivelin e detit ku dendësia e borës arrin deri në 4 metra.

Temperaturat e ulëta dhe rënia e herëpashershëm e ortekëve e kanë bërë edhe më të vështirë punën e mjeteve borëpastruesve dhe të punëtorëve

Sipas ARRSH tashmë fshati turistik, antik, Thethi mund të vizitohet  pa probleme me qarkullimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat