Sarandë, arrestohet një person për plagosje me thikë

Shqipëria

Sarandë, arrestohet një person për plagosje me thikë

Më: 2 janar 2022 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Një 46-vjeçar në Vlorë është arrestuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Shtetasi I.T, banues në Vlorë, gjatë një konflikti me vëllain e tij, shtetasin A.T., 55 vjeç, ka nxjerrë armën e zjarrit  pistoletë dhe më pas për t'ju shmangur kontrollit të policisë e ka çmontuar psitoletën.

Shërbimet e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale pjesët e pistoletës dhe një krehër me 7 fishekë. 

Ndërkohë në Sarandë policia arrestoi në flagrancë shtetasin E.B,38 vjeç, banues në  Ksamil, Sarandë, sepse për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin S.K.,17 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat